5 te ndaluar për grabitjen në Aeroport, punonjës të kompanisë konçesionare dhe një shoqërues i parave
Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, për grabitjen me armë të ndodhur një ditë më parë. Nnë bazë të veprimeve të deritanishme dyshohet se drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni. Prokuroria e Krujës thotë se ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambjentet e brendshme të aeroportit të Rinasit.Të ndaluar janë Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”, Bledar Blloshi dhe Fadil Jonuza, agjentë të patrullës së kompanisë, Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë dhe Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit. Hetimi për grabitjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Add new comment