Dhuna mbi fëmijët dhe një ministre si hallvë e ftohtë
Ngjarja e djeshme e kopshtit privat ku dhunohet një fëmijë 3 vjeç ka nxjerrë në dritë shumë të keqe sistemin e edukimit që funksionon në Shqipëri. E vërteta është se të gjithë prindërit detyrohen të kërkojnë mjedisin ku do të çojnë fëmijën e tyre duke u besuar të njohurve, garancive që jepen nga përvoja të tjera apo rekomandime gjysëm thashethemesh se “atje është filan edukatore e vjetër”, apo “drejtoresha është shumë e zonja”. Ky është problemi më bazik që nuk do të duhet të ekzistonte, por ja që ekziston. Ca më keq kur u mor vesh se kopshti në fjalë është pa leje, njësoj si ato xhamitë informale për të cilat shteti u kujtua vetëm kur nisi të qarkullonte shqetësimi për radikalizmin islamik.
Siç pritej, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla doli sot para mediave për të konsumuar deklaratat e pambukta që nevojiten në kësi rastesh. “Akte të tilla jo vetëm të marrin dënimin e duhur, por të shërbejnë që institucionet shtetërore të nisin një inspektim për të kaluar në vrimë të gjilpërës standarde dhe sjelljet e dënueshme”, tha ministrja duke pranuar se kopshti në fjalë ishte pa leje. E mira e punës do ta donte që kontrolle të këtilla të ishin kryer më herët, pasi ato me siguri që do të rrisnin presionin pozitiv për të shmangur më së paku dhunën që është e papranueshme. Ministria organizon konkurse vlerësimi për mësuesit; ka folur për reforma historike në Arsimin e Lartë, ka premtuar bashkëpunimin shkollë-prindër-komunitet etj., por ja që këto, edhe sikur të jenë të vërteta rrëzohen sa kohë ngjarje të kësaj natyre – që ndodhin kudo – e thyejnë marrëdhënien e besimit kaq të domosdoshme. Dhe nëse sot ka një kërkesë për ministren Nikolla, e mburrur si rrallëkush si ministrja e punëve të mëdha, është pikërisht kthimi i besimit se të paktën ka një përpjekje serioze. Të vërtetë. Jo nga ato me rilindje e histori, por nga ato që nuk përbëjnë Lajm. Nëse ka një përpjekje të tillë atëherë ministrja nuk ka pse të shqetësohet as nga pyetjet e gazetarëve siç u raportua se bëri sot, kur u bezdis kur i kërkuan që të sqaronte diçka për “licencën e munguar” të kopshtit që ndodhet brenda Tiranës. “Është njësoj sikur të pyes unë sesa është numri i gazetarëve në punë, nëse janë të diplomuar apo jo…”, u përgjigj ministrja e cila këtë pyetje mund ta bëjë pa siklet dhe fare kollaj tek Unioni i Gazetarëve.
Është e kuptueshme se shqetësimi për pyetjet nuk buron nga fakti se ato errësojnë punën që po bëhet, por nga fakti se pyetje të këtilla prekin Imazhin e ministres, e cila duhet ta ruajë atë përpara kryeministrit që është nikoqir imazhi në krye të Shqipërisë. Nëse ka një vullnet për të bërë diçka me këtë çështje është që Ministria të garantojë ndjekjen e çështjes në proces gjyqësor dhe të informojë publikun. Pasi nuk na duhen e nuk na mjaftojnë fjalët e Lindita Nikollës, e cila edhe sot nuk arriti të perceptonte – ndoshta sepse aq i bën – shqetësimin e njerëzve që kanë propozuar edhe vendosjen e kamerave në shkolla e kopshte.
Këtu po flitet për dhunën që duket se është e përhapur në këto institucione. Dhe ajo largon nga vëmendja një tjetër problem madhor që është programi që ndiqet në këto institucione ndaj fëmijëve. Të cilët vijnë në shtëpi duke riprodhuar gjithfarë historish, e gjithfarë këngësh të përshtatshme për tifozë stadiumesh, por jo për vogëlushë që e kanë raportin me botën më të vërtetin. Por për këtë është shumë t’i kërkosh një ministreje Arsimi që shkruan me gabime elementare drejtshkrimore në komunikimin me njerëzit(http:/www.respublica.al/content/shënim-probleme-në-drejtshkrim-edhe-nga-ministrja-e-arsimit-në-mesazhet-e-saj-publike).
Comments
e keni gabim...........
Respublica,
Po! Eshte e vertete qe Nikolla eshte ajo ministre qe eshte - qe as ka bere, as ka per te lene ndonje "gjurme" prapa!!!! Por per te tjerat e keni krejtesisht gabim!!!!
Gjithe fryma e rreshtave eshte "ministria te beje kete; ministria te behe ate!" Pra nje fryme dhe mendesi etatiste! Qe cdo gje, e pret nga "shteti"! Dhe kur "ndodhin" gjera, e kerkon shpetimin jo tek ligji dhe tregu, por tek shteti, qeversesi i dites!!! Ketu qendron edhe gabimi, edhe problemi, edhe garancia qe neser ngjarja e sotme ka per tu perseritur diku tjeter!!!
Te kerkosh qe shteti, ministria, te beje gjithshka - te vezhgoje dhe garantoje cdo gje - eshte e pamundur, utopi. Ajo qe duhet kerkuar dhe pritur nga shteti jane: siguria fizike dhe rendi, perfaqesimi nderkombetar, qeverisje efektive dhe e bazuar ne ligje, qeveri qe mbikqyr respektimin e ligjeve. mbledh taksat, kujdeset per rishperndarjen e te ardhurave dhe zhvillimit ekonomik!
Kur ju ulerini per veprimtari te individidt vetem pas licencimit nga shteti, ketu ju shtoni qofte burokracine, qofte haptesiren per korrupsion me te madh ne zyrat e shtetit. Burokracia paguhet me parate e taksapaguesve; korrupsioni paguhet me te ardhmen dhe cilesine e jetes, qeverisjes, shoqerise!
Kur ju kerkoni qe shteti te vendose standarte, prape kerkoni qiqra ne hell; standardet mund ti vendose nje shtet qe funksionon mbi ligjin dhe drejtesine efektive dhe nje qeveri qe mund te luaje nje rol regullator por ama nuk futet ne detaj; ne Shqiperi as nuk ka respekt per ligjin as drejtesia nuk funksionon; po ashtu, qeveria as qe e ka idene cfare do te thote shtte rregullator; ajo qe qeveria di te beje me mire eshte mikromanaxhimi etatist qofte i sektori publik, qofte i sektorit privat!!
Kur ia vini fajin sektorit privat, faktit nese eshte apo jo i licencuar, perseri e keni gabim!!! Sektori privat funksionon pikerisht mbi "namin", "emrin" qe ju e pertallni si kriter vleresimi; nese nje buiznesi i del nami i keq, gjeja e pare qe i ndodh eshte atij i ikin klientet; dhe ne sekstorin privat, kur nuk ke kliente, alias te ardhura, del nga biznesi, nga tregu! Shkurt, merr fund! Pa patur nevoje urdherash apo inspektimesh nga ministria!!! Ti vesh faj sektorit privat dhe te kerkosh shpetimin tek licencimi nuk eshte zgjidhje!! Shembull qe hedh poshte vlerene e licencimit? Shtepia e Femijeve ne Shkoder dhe abuzimnet me femijet aty! A nuk ishte publike, e licencuar, kjo shtepi?? Oshte!!! I shpetoi licencimi nga shuna??? Jo!!!
Pra Respublica, nese duhet kerkuar shpetim, kjo duhet kerkuar tek tregu dhe ligji, jo tek licenticimi dhe perqendrimi i gjerave ne duart e qeverisjes! Askujt nuk duhet ti pengohet apo kufizohet e drejta per te gfutur dhe operuar ne tregun privat me nje aktivitet te caktuar (psh kopesht); Po ashtu, "cilesia" nuk garantohet me urdhera dhe standarte idiote, shpesh te perpiluar nga njerez dhe institucione handikapate! Cilesia garantohet duke kerkuar respektimin e liogjit dhe aplikimin e ndeshkimeve sa here qe ai shkelet!!! Kjo eshte ajo qe ka bere perendimin te jete ai qe eshte!!!!
Keshtuqe Respublica, mos i jepni penes me kot!!! Ndryshe gjithkujt i lind e drejta te mendoje ata qe punojne per Respublican-n kane pene por jo tru dhe koke prapa asaj qe shkruajne!!!
As ju nuk e keni mire!
As ju nuk e keni mire! Ministrja ka folur vete sot dhe ka thene kete fjali: "Akte të tilla jo vetëm të marrin dënimin e duhur, por të shërbejnë që institucionet shtetërore të nisin një inspektim për të kaluar në vrimë të gjilpërës standarde dhe sjelljet e dënueshme".
E ka pranuar pergjegjesine institucionale. Nuk ka folur kush keq per privatin, por per faktin se nuk mundet qe cdo gje te jete ne doren e "namit", as prinderit nuk kane pse t'i falen rekomandimeve me te degjuar nga miqte e shoket. Nje standard duhet te ekzistoje, permbi te cilin mandej te nisim te flasim.
Tregu vendos standardin tjeter, ate te cilesise progresive, e cila ofrohet sipas mundesise. Por nuk mundet qe te pajtohemi me idene se tani ka kopshte ku mund te hash dru, e ca te tjere "brenda unazes" per njerez.
Thoni se qe te vihen punet ne vije duhet te zbatohet ligji. Po pergjegjesia e ministres apo ministrise ne kete veshtrim vjen, si autoritet qe zbaton ose jo ligjin, edhe ne mbikeqyrjen e kesaj situate.
Thoni:
"Kur ju kerkoni qe shteti te vendose standarte, prape kerkoni qiqra ne hell; standardet mund ti vendose nje shtet qe funksionon mbi ligjin dhe drejtesine efektive dhe nje qeveri qe mund te luaje nje rol regullator por ama nuk futet ne detaj; ne Shqiperi as nuk ka respekt per ligjin as drejtesia nuk funksionon; po ashtu, qeveria as qe e ka idene cfare do te thote shtte rregullator; ajo qe qeveria di te beje me mire eshte mikromanaxhimi etatist qofte i sektori publik, qofte i sektorit privat!!".
Nuk e di cfare sugjeroni ketu, pervecse moralizoni kot me kot mbi situaten ku jemi. Sidoqofte, ne rastin konkret vetem shtetit dhe qeverise mund t'i kerkojme llogari per ate qe ndodh. Ose te na clirojne nga taksat dhe detyrimet dhe secili ne hesap te vet. Edhe per STANDARDIN E ZBATIMIT TE LIGJIT. Edhe kur ngjarje te tilla ndodhin ne institucione fetare, aty ku autoriteti pretendohet se eshte Metafizik, Llogari i kerkohet SHTETIT.
Ne fund: Ta gezojne te gjithe lirine per te menduar!
per lirine e "mendimit"....
Redaksise:
Drunjte para se te jene drunj, jane filiza. Dhe filizat, pergjithesisht "lindin" te drejte". Por nese nje filiz rritet dhe shendrrohet ne nje dru te drejte apo i shtrember, kjo faret nga "trajtimi" i behet apo "udha" qe imponohet filizit. Dhe meqe cdo filiz mund te perkulet dhe pershtremberohet, drute e shtrember jane rezultat pokerisht i "trajtimit" shtrember. Dhe kur nje filiz rritet shttrember dhe behet dru i shtrember, edhe po ti vesh prane nje dru te drejte, nuk behet dot i drejte. Nje dru i shtrember, mbetet dru i shtrember!
Si historia e drurit te shtrember eshte edhe tradita dhe mendesia etatiste! Sidomos kur behet fjale per etatizmin ala shqiptar!! Nje mendesi qe nuk del dot tek gjykimi dhe liria e individit. Qe flet per "liri mendimi" por e sheh kete liri me shume si llafollogji sesa si veprim individual! Qe quan te drejte Ministria te mbylle 20 kopshte private, por i duket cudi te beje veprimin me te thjeshte: te mos copje femijen e vete ne nje biznes qe e quan veten "kopesht" por qe ne praktikat qe ofron nuk ka azgje me te perbashket me pretendimiet; qe te drejten e "kycjes" ia beson "vullnetit" dhe "gjykimit" te Minsitrise, qe perfaqeson pushtetin "Ekzekutiv" dhe jo Gjyqesorit, qe perfaqeson pushtetin qe ndan shapin nese nje veprimtari apo veprim eshte e ligjshme apo paligjshme, e lejueshme apo e palejueshme, e denueshme apo jo, ceshtje civile apo ceshtje penale!!!
Redaksia, ZGJOHUNI te kuptoni qe mbrojtesi i interesave, standarteve, deshirave, cilesise sde jetes tuaj nuk eshte EGZEKUTIVI, alias, qeveria e dites! Eshte Ligji!!!! Vetem Ligji!!!
Ajo nena e femijes se dhunuar, ti, une, gjithkush, ne rast te veprimeve flagarante dhe te ndeshkueshme i drejtohesh Gjykates: duke depozituar fakte; duke kerkuar ndeshkim; duke pritur demshperblim!!! Nuk i drejtohesh Egzekutivit - qeverise se dites!!!! Mesa duket qe keni nje nevoje urgjente te lexoni Locke - qe te kuptoni cfare e ben nje shoqeri dhe qeverisje normale!!!!
Ministresha Nikolla, me
Ministresha Nikolla, me ndodhine e kopshtit pa leje Diren, me administratore pronare katilen Anjeza Shabani, duket sikur eshte kapur ne flagrance duke bere seks ne ambiente zyrtare.
Eshte e kapur mat.
Se ku fle shejtani, asaje ja tregon xhani.
Eshte e nxirre ne fytyre dhe teper nervoze.
Kush fut doren ne hale, vjen era mut.
Keshtu edhe kjo ministreshe.
C
Add new comment