Zgjedhjet lokale në Itali, Renzi me të vetët humbasin 50% të bashkive
Kryeministri italian Matteo Renzi duket se ka hyrë në autizëm të detyruar politik pas rezultateve elektorale në zgjedhjet e fundit. Ai deklaroi dje se shpresonte shumë në balotazhet, apo se votuesit në disa zona ishin shprehur kundër se “kishte shumë pjehra në rrugët e tyre”. Më tej Renzi lëshoi njerëzit e tij në Partinë Demokratike që i përket qendrës së majtë, të përhapin idenë se proba politike është reforma kushtetuese dhe jo zgjedhjet administrative. Gjithë prannjë përpjekje për të manovruar me levat e sistemit në mënyrë të sforcuar dhe pas një populizmi që po rezulton kundërproduktiv. Kjo sepse nëse shihet sot panorama e qartë, apo aritmetika e zgjedhjeve mesazhini votuesit italian është shumë i qartë kundër qeverisjes aktuale. “PD-jandhe qendra e majtë dolën me brinjë të thyera nga zgjedhjet: administronin 90 bashki, kurse tani kontrollojnë 45(Roma dhe Torinon ranë në duart e grilinëve ndërkohë që Milano dhe Bolonja u ruajtën). Qendra e djathtë për çudi u mbajt: drejtonte 34 bashki kurse tani ka po aq duke marrë Triesten, Novara, Benevento, Grosseto. Lëvizja “Pesë yjet” kalon nga zero në 19 bashki”, raporton “Corriere della sera”.
Është jo vetëm rënia e së majtës dhe qendrës së majtë, por stabilizimini së djathtës dhe rritja e grilinëve që në tërësi i japin zgjedhjeve një mesazh të qartë anti –Renzi. Mesazh që me siguri vetëm kryeministrit italian nuk i pëlqen, por ai nuk është i vëtëm në këtë qasje.
Add new comment