Serbia dhe Kroacia ulen për paqen
Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar një deklaratë në Suboticë të Vojvodinës për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çëshjeve të hapura ndërmjet dy vendeve. Dy liderët u takuan në mënyrë simbolike mbi një urë në lumin Danub që i lidh dy vendet.
Grabar –Kitarovic dhe Vucic kanë thënë se do të synojnë të përmirësojnë raportet që janë tensionuar kohëve të fundit edhe për shkak të bllokadës që po i bën Kroacia rrugës së Serbisë drejt BE’së.
Takimi, sipas njoftimeve kishte kohë që ishte planifikuar ndërkohë që ka ndodhur pa ndonjë ndërmjetësim nga jashtë. “Duam të jetojmë në paqe, të ndërtojmë më shumë besim dhe ta ndreqim atmosferën…” ka thënë Vucic pas nënshkrimin të Deklaratës.
Kolinda Grabar Kitarovic ka thënë se me këtë deklaratë të dyja palët janë dakordwsuar që të bëjnë gjithçka është e mundur për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
Që nga përfundimi i luftës në vitet 90’të, Zagrebi dhe Beogradi nuk kanë gjetur një paqe të plotë. Raportet e tensionuara ndërmjet tyre shpesh janë cilësuar si një Luftë e Ftohtë në relacionet Kroaci –Serbi. Kroacia është anëtare e BE’së dhe NATO’s. Ndërkohë që Serbia po përpiqet të gjejë rrugën e saj drejt anëtarësimit në këtë bllok.
Add new comment