Bankers Petroleum njofton kalimin e aksioneve te kinezët e Geo Jade
Kalimi i aksioneve të Bankers Petroleum te kinezët e Geo-Jade Petroleum Corporation, ka përfudnuar. Lajmi është njoftuar nga kompania kanadeze, e cila i ka shitur aksionet për 2.20 dollarë secilin. Kinezët kanë blerë të gjitha aksionet, duke u bërë juridikisht dhe praktikisht operator në Shqipërië në fushën e Marinzës. "Bankers është informuar ndërkohë se Industry Canada që operon nën Aktin e Investimeve Kanada e ka zgjatur afatin për shqyrtimin e marrëveshjes deri më 27 qershor 2016. Për shkak të kësaj zgjatjeje, kompania tani parashikon mbylljen e marrëveshjes në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Pas përfundimit të marrëveshjes aksionet Bankers do të çregjistrohen nga bursa e Torontos (“TSX”) dhe nga Bursa AIM e Londrës", raporton "Monitor".
Add new comment