“Janë dëshmorë, pavarësisht shkakut të rrëzimit të helikopterit”
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë këtë të hënë në emisionin “Top-Story”. Në faqen online të këtij të fundit, intervista e saj, është edituar me një tekst minimalist, që si lajm ka patur çështjen e rrëzimit të helikopterit EC145 në Grizhë të Shkodrës më 6 prill të këtij viti. Ministrja nuk zhgnënjen kur deklaroi se: “Nëse ata kanë vdekur për shkak të një defekti teknik apo për faj të tyre, kjo i përket çështjes hetimore, por nuk i bën ata më pak heronj, ata ishin atje në krye të detyrës”. Ky lloj qëndrimi është lajm edhe për Top-Channel që nga e gjithë intervista e ka veçuar atë. Ndonëse shton se “shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar dhe për këtë në Shqipëri mbërritën edhe ekspertët e Eurocopter, kompania që prodhon këta helikopterë”( http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=327880).
Këtu: http://www.respublica.al/2016/06/01/nxitim-i-m-së-mbrojtjes-për-të-mbyllur-ngjarjen-e-helikopterit-pilotët-shpallen-“dëshmorë, mund të shihet baza ligjore që e trajton çështjen e shpalljes dëshmor, të cilën ministrja e shpërfill.
Kurse këtu: http://www.theguardian.com/world/2016/may/21/four-french-police-killed-in-pyrenees-helicopter-crash, vetëm para pak ditësh, një ngjarje e ngjashme ndodhi në Francë me një helikopter të forcave policore. I cili po ashtu ishte në operacion stërvitor. Nga kërkimi në internet nuk na rezultoi të jenë shpallur dëshmorë, ndonëse gjithçka është e mundur. Por fraza e ministres se pavarësisht shkaku i vdekjes, statusi post mortum i pilotëve, dhënë me urdhër të saj, nuk diskutohet, është arrogancë, e cila vetëm nga dija apo ndërgjegja e qetë nuk buron. Lëre më pastaj nga respekti.
Add new comment