Presidenti kërkon hetim ndërkombëtar për ndërtimet te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës

Postuar në 26 Maj, 2016 17:21

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka iniciuar një kërkesë për hetim ndërkombëtar për ndërtimet në Parkun e Liqenit të Tiranës. Ky fakt ëhstë bërë i ditur prej vetë Nishani, gjatë një takimi të tij sot, me përfaqësues të shoqërisë civile, me kërkesë të këtyre të fundit. “Presidenti Nishani vuri në dukje nevojën e domosdoshme të: “konsolidimit të mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për garantimin e të gjitha të drejtave tona”, duke i informuar gjithashtu të pranishmit se ka kërkuar në mënyrë institucionale një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimit në parkun e Liqenit artificial të Tiranës, në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është edhe vendi ynë”, njofton Presidenca.

Comments

Submitted by Ollga Toronto (not verified) on

E ashtuquajtur shoqeri civile jan thjesht pd-ista,dhe Saliu ka bere mire qe ja ka deleguar Nishanit detyren e ndertimimeve tek diga.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.