Tensione në Izrael, ish-kryeministri Barak: “Kjo qeveri duhet rrëzuar, përpara se të na shkatërrojë të gjithëve”

Postuar në 21 Maj, 2016 15:13

Beniamin Netanyahu është tanimë nën akuzë publike për radikalizim të strukturave shtetërore dhe promovim të tensioneve sociale. Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon dha dorëheqjen, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Ehud Baraka, deklaroi se vendi është infektuar me farën e fashizmit. Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” referon një intervistë të Barak për Channel 10, ku ish-kryeministri shkruan se “ajo që ka ndodhur është kapja armiqësore e qeverisë së Izraelit nga elementë të rrezikshëm, Dhe ky është vetëm fillimi”. Ai ka kujtuar ligjin e promovuar së fundmi nga koalicioni qeverisës, sipas të cilit anëtarët e Parlamentit që dyshohet se mbështesin terrorizmin, nuk kanë imunitet. Mirëpo në disa shkrime të mujave më parë, gazeta “Haaretz”, raportonte për një rritje irracionale të represionit nga forcat e sigurisë ndaj palestinezëve, përfshirë këtu edhe trajtimin në burgje. Lajmet e herëpashershme për goditje të adoleshentëve  apo të vrasjes së personave të plagosur, janë shenja për të cilat gazeta në fjalë ka shkruajtur me përkufizimin e një Aparteidi të ri si ideologji zyrtare.

Në këto kushte, oponenca nga Netanyahut është kthyer në linjë të vetme nga disa zëra, ndërkohë që Barak ka deklaruar se “kjo qeveri duhet rrëzuar përpara se të na shkatërrojë të gjithëve”.

Një lëvizje taktike e Netanyahut ishte thirrja në koalicion në postin e ministrit të Mbrojtjes të Avigdor Lieberman, ish-ministër i Jashtëm dhe një politikan që e ka mbështetjen tek hebrejtë me origjinë nga Bashkimi Sovjetik. 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.720715

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.