Serbia paralajmëron serbët e Bosnjës: “Çdo konflikt, do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Republikës Srpska”
Kryeministri në detyrë i Serbisë, Alexander Vuçiç, ka paralajmëruar përmes një konference të jashtëzakonshme, se situata në Republikës Srpska, pjesë e Bosnje Hercegovinës, ka gjasa të destabilizohet. Vuçiç ka shprehur shqetësim për mbajtjen e protestave të njëkohëshme nga opozita dhe nga partitët qeverisës më 14 maj, çka sinjalizon konfrontim. Vuçiç e ka lexuar këtë sitautë në kontesktin e interesave të Serbisë, e cila prej disa kohësh po përpiqet të riinstalojë imazhin e paqebërësit në Ballkan. “Paqja dhe stabiliteti janë kushtet pa të cilat Serbia nuk mund të ecë përpara. Për këtë arsye komunikova me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Mladen Ivaniç ndaj të cilëve shpreha shqetësimet për informacionet e marra”, raporton “B92”. Dodik është drejtues i partisë qeveriëse, kurse Ivaniç i partisë opozitës Aleanca për Ndryshimin. Janë marrë disa masa për të ndalur përballjen, por më me interes është karakteri alarmues i qëndrimit të kryeministrt serb, sipas të cilit “e ardhmja dhe mbijetesa e Republikës Srpska do të vihet në pikëpyetje nga çfarëdolloj konflikti apo përplasjeje fizike ndërkohë që Serbia do të vihej në një pozicion të vështirë”.
Protesta është parashikuar të mbahet në Banja Luka.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=05&dd=11&nav_id=97968
Add new comment