Edi Ramën e detyrojnë të shkarkojë (Elvis???)Roshin

Postuar në 29 Dhjetor, 2016 20:29

Ky është një shkrim i publikuar më datë 10 maj me titull: Do kalojë nga zyrat e Llallës. Sot KQZ-ja bër fakt heqjen e mandatit të Elvis Roshit dhe kryeministri u detyrua ta shkarkonte nga detyra e Kryetarit t Bashkisë Kavajë. NJë vendim pas një mbrotjeje kompromentuese. PO risjellim shkrimin bashkë videon ku flet Roshi si një kujtesë për firmëtarin Edi Rama. 

***

Pak ditë pas zbardhjes së formularit të vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria është vënë në lëvizje. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit, Elvis Roshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë.

“Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”, thuhet në kërkesën drejtuar Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve.  

Prokuroria e Përgjithshme  thotë se mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”. Ndalimin për vepra penale të Elvis Roshit e ka mohuar vazhdimisht ky i fundit, por edhe kryeministri Rama.

SHPERTHIMI I ELVIS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.