6 vende të BE-së kërkojnë zgjatjen e kontrolleve brenda Shengenit

Postuar në 30 Prill, 2016 11:42

Shtetet që janë destinacion i refugjatëve dhe emigrantëve kërkojnë "vulën" e Komisionit Evropian për vazhdimin e kontrolleve të kufijve brenda zonës Shengen. Sipas burimeve të cituara nga revista gjermane "Welt", Franca, Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Belgjika kërkojnë aprovimin e Komisionit Evropian për të zgjeruar kontrollet brenda Shengen nga mesi i majit, duke aktivizuar 'mekanizëm emergjencës'. Në letrën e drejtuar  Komisionit  gjashtë vendet e justifikojnë kërkesën duke thënë se situata e jashtme e kufirit, ndonëse më pak dramatike se më parë po ndesh ende me probleme në disa vende. Në të njëjtën kohë vazhdon beteja mes Romës dhe Vienës për vendosjen e kontrollit të kufijve mes tyre, me Austrinë që bën përgjegjëse Italinë për atë që ndodh në pikat kufitare mes tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.