Kryelarti që shikon vetëm lart

Postuar në 29 Prill, 2016 11:38

Teksa rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ngrihen hije të mëdha dyshimi që lidhen me ndërtimin e kullës së biznesit dhe kontratën me kompaninë AlbStar, kryeministri lavdëron veten për çka ka bërë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sportit. “Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime ne 30 muaj, më shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku! Bashkëngjitur një nga kantieret e mbrojtjes se trashëgimisë në Korçë dhe kantieri i pallatit të ri të lojërave me dorë në Parkun Olimpik në Tiranë”, ka shkruar Rama në  Facebook. Mirëpo këtë përkushtim të kryeministrit në facebook për trashëgiminë historike e vë në pikëpyetje debati lidhur me ruajtjen e fasadës historike të stadiumit “Qemal Stafa”. http://www.respublica.al/2016/04/28/pas-fasad%C3%ABs-s%C3%AB-kull%C3%ABs-s%C3%AB-re-q%C3%AB-do-t%C3%AB-gjall%C3%ABroj%C3%AB-tiron%C3%ABn. Ndërkaq mbledhja me urgejncë e Këshillit Kombëtar të Territorit i hap dritën jeshile projektit të stadiumit ku do të ngrejë krye një tjetër kullë e firmosur nga kryelarti Edi Rama.

Comments

Submitted by Borat (not verified) on

Ky eshte bere qesharak. Nje Borat i ballkanit. Dikush duhet t'i shpjegoje ne forme terapie se ska gje ne vije keshtu e qe po na ben me turp te gjithve. Kryetar shteti ne kete derexhe vetem shqiperia mund te prodhoje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.