Francezët e “DCNS” fitojnë kontratën më të madhe të mbrojtjes në Australi: 50 miliardë dollarë për ndërtimin e 12 nëndetësve

Postuar në 26 Prill, 2016 13:59

Konsorciumi francez “DCNS” ka fituar një kontartë prej 30 - 50 miliardë dollarë për ndërtimin e 12 nëndetësve konvencionale të klasit “Barracuda”.  Kontraktor është qeveria australiane e cila përmes kryeministrit të vet, Malcolm Turnbull njoftoi lidhjen e kontratës në fjalë e cila është një fitore për francezët që u përzgjodhën në këtë garë përballë gjermanëve të “ThyssenKrupp” dhe japonezëve të “Mitsubishi-Kaëasaki”, kompani që ofronin respektivisht modelet “Type 216” dhe “Soryu”. Ky është prokurimi më i madh në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Australisë dhe bëhet në kuadër të programit “SEA 1000 Future Submarine Programme”. 

 

http://thediplomat.com/2016/04/its-official-frances-dcns-wins-australias...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.