Korrupsioni poshtë, duhen zarfa të marrësh leje në Bashkinë e Himarës
Një emigrant i kthyer nga Italia ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” drejtuesit e Bashkisë së Himarës për dhënien e një leje ndërtimi provizore në plazh, në këmbim të rryshfetit. Emigranti rrëfeu për emisioin sesi në Bashkinë e Himarës, përveç dokumentacionit i kërkuan të dorëzonte edhe dy zarfe me parà. Ai ka regjistruar bisedën me inxhinierin e bashkisë, Sokray Kreku, i cili luante dhe rolin e sekserit.
"U kërkova një listë me gjërat që duhej të plotësoja, por nuk më dhanë gjë. Pas rreth një ore bisedë më tha se një tjetër investitor kishte bërë të njëjtën procedurë, por as ai nuk kishte mbaruar punë. Zgjidhja e gjetur prej tyre ishte duke dorëzuar zarfin te zoti Kreku, për atë personalisht, dhe një tjetër për kryetarin, por se për cilin bëhej fjalë nuk e di. Për biseda të tjera do të flisnim vetëm përmes telefonit"-thotë emigranti Jerin Kruja.
Një pjesë e bisedës:
Inxhinieri: Po nuk diskutova me atë që do të vejë firmën te ty edhe njëherë sesa mund të shkojë, nuk të jap dot. Mund të të jap nga ana ime, të të them që kjo punë… “x” lekë vlen për mua. Mbasi ti ke marrë ‘ok’-in sesa shkon, se në Shqipëri kështu funksionon. Vërtet mund të ta japë lejen, të ta hedhë firmën tjetri, por ka një kosto.
Comments
Fiks fare
Ne Shqiperi keshtu funksionon dhe Fiks fare i ben reklame ashtu qe cdo shqiptar te kete te ditur se ne Shqiperi keshtu funksionon! I doli boja edhe ketij show qe ben Fiks fare!
Add new comment