Gjykata: ""Kurum" nuk falimenton, por futet në një fazë organizimi dhe mbikëqyrjeje"

Postuar në 16 Prill, 2016 18:39

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e kompanisë “Kurum” për faliment. Ajo ka vendosur që kompania të “do të futet në një fazë riorganizimi dhe mbikqyrjeje të kontrolluar”, raporton “TemaTv”. Si shkak për këtë dalje nga tregu është përmendur konkurenca kineze, e cila ka imponuar çmime të ulëta në tregje. “Kurum” bart me vete edhe një kredi të madhe prej 110 milionë eurosh në banka, kjo e raportuar që në vitin 2014. Kërkesa e kompanisë për faliment duket se ka qenëjesë e strategjisë së saj për të larë duart me tregun shqiptar ndonëse dy vjet më parë e cilësonte atë si ndër kryesorët. Në vitin 2014 kompania turke deklaroi 195 milionë euro të ardhura, “duke qenë prodhuesi më i madh i çelikut në Ballkan dhe nga eksportuesit më të mëdhenj në Shqipëri”( http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=321936).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.