Mesazh i Lu për takimin Rama-Obama: “Mundësi për luftën ndaj ekstremizmit dhe reformës historike në drejtësi”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me presidentin amerikan, Barack Obama, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA. Me këtë rast ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka përcjellë një mesazh gëzimi: “Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe pas vizitës shumë të suksesshme të sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, është shprehur Lu.
Add new comment