Kroacia bllokon avancimin e Serbisë në BE
Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin.
Pala kroate nuk ka votuar agjendën mbi dy kapitujt e radhës me Beogradin, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Kjo gjë detyroi grupin e përbashkët të punës, të ngritur në Këshillin e Evropës, të shtyjnë agjendën në fjalë, që ka të bëjë me sundimin e ligjit, sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Kroacia nuk ka dhënë sqarime mbi arsyet e bllokimit të bisedimeve të anëtarësimit për Serbinë. Sidoqoftë, Zagrebi ka shprehur prej kohësh shqetësimin për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe dënimin e krimeve të luftës.
Add new comment