Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore të Shqipërisë në OKB
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Besjana Kadarene, vajzaën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Besiana Kadare ka qenë pjesë e misionit të OKB-së në vitet 2002-2005, ndërkohë që ka mbajtur postin e ambasadores në Francë dhe në UNESCO. Një tjetër propozim i Bushatit është ai i ka Gjergj Teneqexhiut si ambasador në Japoni. Aktualisht ai është drejtor i Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Add new comment