Berisha: Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën

Postuar në 31 Mars, 2016 12:31

Ish-kryeministri Berisha komentoi thirrjen e kryeministrit Rama drejtuar Partisë Demokratike për një dialog të nivelit të lartë politik. Duke theksuar rëndësinë që ka dialogu politik për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Berisha tha se reflektimi i kryeministrit erdhi pasi kishte bërë sikur nuk dëgjonte ndaj ftesave të kryetarit të opozitës Basha. “Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave të Bashës dhe ky ka heshtur. Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën. Le të shqyrtohet, por të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një shou mediatik. Mund të ketë edhe ndërmjetësues, e rëndësishme është të vendoset dialogu. Mendoj se dialogu është i domosdoshëm, pa dialog nuk mund të ecim në proceset integruese europiane. Se kush do ta ndërmjetësojë?”-deklaroi Berisha.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Sala ka frike se po shkoi Luli ne takim me Rame, do t'i dale nga dora situata, mbasi Lulit do t'i duhet te marre ndonje vendim aty ne mbledhje, gje qe edhe mun te ndodhe, dhe ne kete rast, Luli, burrnohet, dhe nga ky moment, behet edhe DE FAKTO, kryetar i PD, mbasi deri tani eshte vetem DE JURE.

Submitted by maloku (not verified) on

Shikojeni kete kriminel. Kurre s'ka qene per dialog dhe per zgjidhje por vetem per konflikte, dhune, mashtrime, shperdorime dhe krime. Shikojeni cfare krimineli kerkon te beje analizat morale te shoqerise shqiptare, ky vrasesi i shqiptareve dhe shitesi i detit tek Greqia, kontrabandisti i naftes dhe armeve, falsifikatori dhe dhunuesi i zgjedhjeve, ideatori i grusht - shtetit te 14 shtatoriut 1998 dhe zjarrvenesi i komisariateve te poicise. Shikojeni me kujdes: deri sa te shkoje ne te sembes kete pune do te beje.

Submitted by Symadhi (not verified) on

A ju paralajmerova qysh ne dreke, qe Luli, nuk do te shkoje, se nuk do ta lere prindi Sali.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.