Pas dështimit me rrugën Durrës-Kukës dhe targat me çip, ministri i Transporteve del me një ide të re: “Konçesion ujësjellës – kanalizimet”

Postuar në 17 Mars, 2016 14:44

Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto i ka lindur ideja e një konçesioni. Bëhet fjalë për ujësjellës – kanalizimet, që sipas ministrit, i cili zyrtarisht përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim në qeveri dhe që e vlerëson konçesionin në këtë sektor si “një mënyrë efikase për përmirësim”. “Kjo deklaratë është bërë në kushtet kur 67 për qind e ujit që shpërndahet humbet në rrjet, duke shkuar dëm. Sipas Haxhinastos, Partneriteti Publik Privat do të ishte një zgjidhje shumë pozitive për këtë sektor. “Ne e inkurajojmë angazhimin e këtij lloj partneriteti publik dhe privat pasi për ne e rëndësishme është që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë cilësor. Ky është objektivi madhor dhe nuk kemi asnjë paragjykim në formën se si ofrohet ky lloj shërbimi””, raporton gazeta “Shekulli”.  Ministri drejton një një ministri ku konçesionet nuk kanë ecur fare, ose më saktë kanë shkuar ters: konçesioni i dështuar i rrugës Durrës-Kukës, pjesës finale të saj, konçesioni po kështu i dështuar i targave me çip, sa për të sjellë dy shembuj.

Ndaj Haxhinasto, i shqetësuar për cilësinë e ujit që pinë shqiptarët si dhe për humbjet e kësaj pasurie nuk ka duruar, por ka përqafuar idenë e një konçesioni të ri. Gjë që ngjan padyshim e çuditshme, kur në procedurë, LSI-ja, partia e tij(!), ka futur amendimet në ligjin për konçesionet. Mos vallë duhet të pritet shqyrtimi paraprak i tyre e më pas të kalohet me ide të reja? 

 

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=403082

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.