Konfirmohet deflacioni, rritja e qarkullimit të parasë më e ulëta e 15 viteve të fundit

Postuar në 17 Mars, 2016 10:14

Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë, një tregues direkt ky i ngadalësimit të ekonomisë dhe që është reflektuar dhe në rritjen e dobët të çmimeve, duke ngjallur frikën për deflacion.

Sipas  Bankës së Shqipërisë, agregati M3 (paraja në qarkullim përfshirë depozitat) u rrit me 22.7 miliardë lekë në vitin 2015, nga 46 miliardë lekë vitin e mëparshëm dhe më i ulëti historik që kur raportohen të dhënat (shiko grafikun). Një nivel i përafërt zgjerimi i këtij treguesi i përket vitit 2013, kur ekonomia shënoi rritjen më të ulët pas viteve 2000, me 1.1%.

Deflacioni është një rënie përgjithshme të çmimeve, që shpesh shkaktohet nga një reduktim në paranë gjithsej ose kredinë. Deflacioni ka efekt anësor në rritjen e papunësisë, pasi tregon që ka një nivel të ulët të kërkesës në ekonomi, e cila mund të çojë në një depresion ekonomik.

Rënia e çmimeve, në rast se vazhdon mund të krijojë një spirale vicioze elementësh negativë si rënie e fitimeve, mbyllja e fabrikave, rënien e punësimit dhe të ardhurave dhe të rrisë paaftësinë paguese të kredive nga kompanitë dhe individët raporton Monitor.

http://www.monitor.al/konfirmohet-kriza-dhe-frika-e-deflacionit-rritja-e...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.