Tatimet pranojnë abuzimin me profesionet e lira për vendosjen e kasave

Postuar në 15 Mars, 2016 10:51

Nga shtatori, kur filloi aksioni anti informalitet, profesionet e lira u gjendën nën presionin e tatimorëve për t’u pajisur me kasa fiskale, pavarësisht faktit nëse ato bënin pagesa cash apo jo. Kjo krijoi dhe konflikt mes tyre e tatimorëve, pasi neni Neni 55 i ligjit për Procedurat Tatimore e përcakton qartë se “Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor”. Monitor raporton se në një memo të Drejtorisë së Tatimeve thuhet se “pati shumë ankime ndaj gjobave për mospaisje me kasë të zyrave të konsulencës, të studiove ligjore e kontabile, të ekspertëve kontabël etj të këtyre fushave të profesioneve të lira. Për këtë, Drejtoria e Apelimit Tatimor e studioi mirë problemin dhe doli me një qëndrim të caktuar. Ajo i shfuqizoi këto gjoba me argumentin se ligji nuk ngarkon organin tatimor për të përcaktuar se kush biznes duhet të pajiset me kasë fiskale e kush jo. Ligji, këtë detyrë ia ngarkon biznesit dhe organet tatimore kanë detyrë të ndjekin zbatimin e ligjit. Në se ndonjë prej këtyre bizneseve arkëton para cash, organi tatimor vendos penalitetet në bazë të ligjit. Të gjitha bizneset pa përjashtim janë të mundshme të kontrollohen se si i bëjnë arkëtimet e tyre”-citohet në memon e Tatimeve.

http://www.monitor.al/tatimet-pranojne-abuzimin-profesionet-e-lira-per-v...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.