Kreu i Agimit të Artë mbështet qëndrimin e Edi Ramës për emigrantët
Kreu i Agimit të Artë, Mihalis Mihaliolakos i referohet kryeministrit shqiptar Edi Rama për të treguar se pajtohet me linjën e tij radikale sa i takon çështjes së emigrantëve. Në një shkrim të tij të publikuar në mediat greke, lideri i ekstremit të djathtë grek citon deklaratën e kryeministrin shqiptar gjatë konferencës me Federika Mogerinin për të ndërgjegjësuar udhëheqjen politike të vendit të tij që të ndjekë shembullin e Edi Ramës dhe të mos pranojë asnjë emigrant në Greqi . “Shkupi e mbylli kufirin dhe lejon një numër shumë të vogël emigrantësh të kalojë. Në Bullgari nuk guxojnë as të afrohen, ndërsa edhe Shqipëria mbylli kufirin. Madje kryeministri shqiptar deklaroi shprehimisht: (Nuk kemi as kushtet, as mundësitë as entusiazmin për të shpëtuar botën). Në ndryshim nga kryeministri shqiptar, anti-racistët profesionistë në vendin tonë kanë mesa duket fuqinë të shpëtojnë botën, duke injoruar faktin se populli grek është thellësisht i shqetësuar me atë çfarë po ndodh dhe me faktin se shteti është në një situatë falimentimi”-shkruan Mihaliolakos. Për çështjen e emigrantëve Shqipëria po mban një qëndrim refuzues për të hapur kufijtë me argumentin se do të mbështesë çdo zgjidhje që është pjesë e një plani të përbashkët europian.
http://newpost.gr/politiki/520082/mixaloliakos-froyrio-ellas-h-monh-lysh
Add new comment