“Kundër fashizmit në pushtet duhen të gjitha mjetet, edhe dhuna nëse është nevoja”
Fatos Lubonja i është kthyer me një shkrim te “Panorama” analizës së pushtetit të socialistëve dhe mënyrës sesi e ushtron atë Edi Rama. Pasojat e tij në hapësirën publike, ku Lubonja sheh një instrumentalizim të politikës nga disa oligarkë që po e kthejnë Shqipërinë në një vend të pajetueshëm. Risia e Lubonjës në shkrimin e sotshëm është thirrja për t’iu kundërvënë këtij pushteti me çdo mjet, edhe me dhunë. “Kundër këtij fashizmi duhen përdorur të gjitha mjetet. Dhunës së tij i duhet përgjigjur edhe me dhunë nëse është nevoja. Sepse kur arrin një kryeministër të guxojë të thotë se kush nuk më voton mua është ose dele, ose budalla, kjo tregon se fashizmi ka bërë hapa shumë të rrezikshëm përpara. Prandaj ai duhet shporrur një sahat e më parë me gjithë shpurën e tij. Por që të shporret jo thjesht si individ, por si fenomen, nuk duhet harruar se ai nuk është kryeministër i shqiptarëve, por kryemaskë e oligarkëvve; prandaj duhet denoncuar e shporrur edhe fuqia që ka prapa: ajo e atyre që, duke mos mundur të deklarohen ata që janë, u duhet të mimetizohen me këtë kryemaskë apo kryemaska të tjera të ngjashme", shkruan Lubonja.
http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/26/lubonja-rama-një-kryemaskë-duhet-shporrur#.VtBCHD_GMgE
Add new comment