FMN: Të anulohet vendimi për heqjen e taksave ndaj biznesit të vogël

Postuar në 25 Shkurt, 2016 15:43

Një raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, nënvizon se masa e qeverisë për heqjen e tkasave për biznesin e vogël, prek strategjinë e stabilizimit financiar. “Strategjia e qeverisë për konsolidim gradual që bazohet në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe përmirësimin e administrimit, është e duhura. Në këtë drejtim përjashtimi i bizneseve të vogla nga taksat minon këtë strategji dhe duhet anuluar”, thuhet në raportin e FMN-së, referuar nga Top-Channel.  Raporti jep disa vlerësime edhe për mosrealizimin e të ardhurave vitin e kaluar dhe në ndryshim nga kryeministri që dekalroi se rënia lidhej me modelin ekonomik, rënizen akcizës, apo çmimit të karburantit, FMN-ja mendon se një shkak është edhe administrimi. Pra Tatimet dhe Doganat hyjnë sërish në ekuacion si faktorë me ndikim negativ Një problem tjetër është dështimi i aksionit antinformalitet, i cili u përqendruar vetëm te biznesi i vogël. “FMN vëren se pavarësisht aksionit nuk ka patur rritje në xhiron e deklaruar të bizneseve që janë në skemën e TVSH-së”, raporton TCh. 

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320342

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.