Mayantuyacu, lumi me ujin që “valon”
Një lumë që “valon”, katër milje i gjatë është zbukuar në pyjet e Amazonës në Perur. Për lumin kishte shumë legjenda, por askush nuk besonte në ekzistencën e tij, derisa gjeologu peruan Andrés Ruzo, e zbuloi në vitin 2011. Temperatura e ujit arrin në 86 gradë Celcius. Ndonëse burimet termale nuk janë të pazakonta, lumi peruan ka disa veçanti: ai është 25 m i gjerë dhe 6 m i thellë dhe rrjedh me ujë të nxehtë për 6.24 km. E çuditshme është se lumi ndodhet 700 km larg nga sistemi vullkanik më i afërt, që do t’i jepte kuptim nxehtësisë së ujit. Por nga studimet rezulton se kjo temperaturë vjen nga ushqimi i lumit me burime të ujërave të nxehta që janë krijuar si pasojë e një sistemi masiv hidrotermik, i pavëzhguar në asnjë vend tjetër në Tokë, e që me lumin në fjalë shfaqet në sipërfaqe.
Add new comment