Joleza Koka nuk do të Emërohet më në krye të FRESSH-it

Postuar në 17 Shkurt, 2016 20:52

Motivacioni zyrtar vetëkuptohet: Qyfyro-fjalimi i para disa ditëve

Joleza Koka, kryetare e atij që quhet FRESSH në Partinë Socialiste, nuk do të ishte bërë e njohur fare ndoshta, po të mos qe për qyfyro-fjalimin që mbajti para disa ditësh. Mediat e përcollën gjerësisht rrëfimin e Kokës për pallate, ngrysje e gdhirje, ku sepse dilte edhe ministri i Brendshëm, qemalisti (dretues i fondacionit “Qemal Stafa) Sajmir Tahiri. Sot “Ora News” raporton se Kokës, partia, d.m.th kryetari i saj, po i bëjnë dalje duke deklaruar se ajo nuk do të jetë më në krye të FRESSh-it, pas kongresit të 19 marsit. Nuk ka një qëndrim zyrtar për arsyet se përse ky vendim, pasi PS-ja udhëhiqet nga realizmi: një gjë e tillë kuptohet vetë. Por sipas Ora - News, ky është vendim i kryetarit të PS-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.