Trump nuk duhet të zgjidhet...

Postuar në 17 Shkurt, 2016 13:41

Lojë apo shqetësim i vërtetë nga Donald Trump? Mediat amerikane, disa prej tyre të paktën, i kanë përfshirë të dy skenarët si të mundshëm; para disa javësh u fol se Trump ishte njeri i demokratëve në fushatë që synon te rrënimin e fushatës republikane. Por sot, presidenti aktual, Barack Obama, ka dalë me një qëndrim që e konsideron Trump një zgjedhje të pamundur, pasi amerikanët janë të zgjuar. “Ata e dinë se të jesh president është një punë serioze. Nuk është si të drejtosh një talk show, apo reality show, nuk është marketing. Është punë e vështirë”, tha Obama, i pyetur gjatë Samitit të Asean që zhvillohet në Kaliforni(http://www.bbc.com/news/election-us-2016-35592948?ocid=socialflow_facebo...). Këto deklarime vijnë një ditë pasi ish-presidenti amerikan, George W. Bush, foli për herë të parë kundër Trump, në një përpjekje për të mbështetur vëllanë e vet, Jeb Bush, që është pjesë e garës presidenciale. “Unë e kuptoj që amerikanët janë të frustruar, por ne nuk kemi nevojë që në Shtëpinë e Bardhë të jetë dikush që e pasqyron inatin tonë. Asnjë slogan nuk do të vlejë nëse nuk fitojmë. Na duhet një njeri që mendon...përultësia e të cilit e ndihmon të kuptojë atë që nuk e di”, tha Bush(http://abcnews.go.com/Politics/wireStory/brothers-foreign-policy-controv...). Nisur nga këto dy mesazhe duket se Trump po krijon shqetësime reale; për republikanët sepse nëse ai fiton debatin e së shtunës i hap vetes rrugën dhe do të detyrojë PR-në të mbështesë një kandidat që nuk e dëshiron dhe për demokratët, pasi një Trump “i tërbuar” në fushatë e bën të vështirë përballjen dhe klimën elektorale përballë Clinton si kandidate eventuale. Në çdo rast, miliarderi ia ka dalë të jetë lajmi i vetëm i fushatës, çka me gjasë do ta kapitalizojë si showman, edhe nëse skualifikohet nga gara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.