Ndërtuesit do të detyrohen të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes, përveç lejeve
Qeveria do të detyrojë me ligj ndërtuesit që të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes apo porositë për ndërtime të reja. Motivi kryesor për këtë ndërhyrje që pritet të bëhet në ligj është pastrimi i parave dhe terrorizmi, që sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj, ka rezultuar i verifikueshëm në disa raste flagrante. “Është pastrimi i parave te kjo pjesa, kur flasim për karabinatë dhe kreditë. Janë kredi të këqija që ndodhen në sistemin bankar për arsye të korrupsionit etj. Është për arsye të financimit të terrorizmit që e kemi gjetur në disa raste flagrante, kur kemi zbuluar se struktura të tilla janë përdorur për të financuar për blerje shitje të shpejta dhe kanë kaluar paratë për të financuar dhe veprime terroriste, sigurisht jashtë”, tha ai sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Por një pasojë pozitive e ndërhyrjes është edhe ajo që lidhet me kreditë dhe qytetarëve, të cilën zv.ministri e shpjegoi kështu: “Është kërkuar pikërisht dhënia fund e veprimeve abuzive të shoqërive ndërtuese në dëm të kreditorëve, banka dhe të vetë qytetarëve porositës duke i dhënë fund shitjeve të dyshimta dhe vendosjes se apartamenteve të shitura si garanci për të marrë kredi”.
Comments
Me ne fund !
Me ne fund !
Pa komente.
Me ne fund !
Add new comment