Një notë pozitive për Shqipërinë nga “Standard and Poor’s”

Postuar në 05 Shkurt, 2016 21:57

Agjencia e kreditimit “Standard and Poor’s” vlerëson me rritje Shqipërinë, duke çuar “vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+”. “Përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme, nën programin e bashkëpunimit me FMN-në. Ne besojmë se defiçiti fiskal i Shqipërisë është në një trajektore rënëse, e cila do të çojë një ulje graduale të borxhit publik nga 70 për qind e Prodhimit Kombëtar që është aktualisht, në rreth 60 për qind në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë, citon “Top-Channel”. Ky vlerësim vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka adoptuar një program për uljen e borxhit për vitet në vijim. Po kështu, borxhi që vlerësohet 70% u rikualifikua në 83% nga FMN-ja pak ditë më parë, duke krijuar gjithsesi pështjellim për sa i përket shifrave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.