Pandemia e nepotizmit në Ballkan. Zëdhënësja e Syriza cakton të dashurin në punë, jashtë kritereve ligjore
Në Shqipëri kemi dëgjuar raste të shumta nepotizmi. Vetëm para disa ditësh një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit vinte në dukje emërimet krejt në shkelje të ligjit të disa drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, bazuar kryesisht mbi vendimmarrjen personale të drejtoreshës Briseida Shehaj. Asgjë e jashtëzakonshme. Të majtët që kanë ardhur në pushtet në Greqi, po kalojnë caqet e të ashtuquajtura standarde të shtetit ligjir e të së drejtës. Gazeta greke “Protothema” raporton për një rast flagrant: zëdhënësja e Syriza-s, partisë që është sot në pushtet, Rania Svingou, e ka rregulluar që i dashuri i saj të caktohet në Zyrën e Shtypit në Ministrinë e Transportit Detar dhe Ishujve. Gazeta thotë se i dashuri nuk përmbush kriteret, por...çudia tri ditë zgjat. Bashkë me leksionet prej idealisti. Si thuhet në këto raste: ai është kaq i mirë! E meriton një punë.
http://en.protothema.gr/love-and-nepotism-win-in-the-end-syrizas-rania-s...
Add new comment