Rikthehen tensionet Turqi-Rusi

Postuar në 30 Janar, 2016 18:39

Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë rikthehen. Për Ankaranë një avion ushtarak rus ka shkelur hapsirën ajrore dhe thërriti menjeherë ambasadorin rus, Andrei Karlov.Sipas Ministrisë së Jashtme turke “avioni Su-34 i forcave ajrore të Federatës ruse shkeli hapsirën ajrore të Turqisë në orën 11:46 minuta të së premtes, pavarësisht paralajmërimeve që iu dhanë”.

Ankaraja thotë se shkelje të tilla janë “një shenjë e qartë se Rusia, po përpiqet të përshkallëzojë tensionet që mbeten nga incidenti i ngjashëm i muajit nëntor, i cili shkaktoi një krizë të thellë politike mes Moskës dhe Ankarasë”

Tensionet mes Ankarasë dhe Moskës mbeten të tensionuara që prej Nëntorit të kaluar kur forcat turke rrëzuan një avion rus, incident pas të cilit Moska ndërmori sanksione të ashpra ekonomike ndaj Turqisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.