Ka diplomatë grekë që mendojnë se shqiptarët dhe grekët janë dy popuj vëllezër

Postuar në 29 Janar, 2016 12:02

Shqipëria dhe Greqia po kalojnë vitet e fundit një krizë në marrëdhëniet mes tyre, sidomos pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar. Qeveria socialiste erdhi në pushtet me proklamimin e reciprocitetit në marrëdhënie me fqinjët, çka mbajti në tension konstat marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për Sekretarin e Pergjithshem të Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgos Cipras fërkimet mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare”.
"Me këtë vend na afrojnë lidhje shumëshekullore, janë lidhje, gjurmët e të cilëve humbasin në thellësitë e shekujve, jemi, nga shumë pikëpamje, dy popuj vëllazërorë, lidhje që u fuqizuan veçanërisht gjatë 25 viteve të fundit. Nuk mendoj se marrëdhëniet tona duhet të jenë në nivelin e tanishëm, ato mund të përmirësohen shumë më tepër, është diçka që varet ekskluzivisht prej vullnetit politik të dyanshëm. Nuk ka çështje të tilla , për të cilat, ka me të vërtetë diçka shumë të rëndësishme që mund të na ndajë, çështje të tilla që mund t’i ndajnë dy vendet. Pra unë besoj se disa probleme, disa fërkime, mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare"-deklaroi Cipras në një intervistë për Vizion Plus.

Comments

Submitted by AUTOKTONI (not verified) on

Me ne fund, doli nje grek, i shtruar e me mend.
Por, te paret tane, na kane mesuar se, greku me i "mire", shqiptaret i do te vdekur.
Si fqinj, duhet t'i respektojme, me edukate e me kulture, por, deri ketu, vellezer, nuk mund t'i bejme kurre, mbasi greku, te vendos krahun e djathet mbi qafe, dhe me doren e majte te fut gishtin ne bythe.
Jam plotesisht i mendimit per te rrafshuar problemet qe ekzistojne ne marredheniet midis dy vendeve, por nga ana jone, jo ne pozitat e te nenshtruarit, e te voglit para te madhit.
Te kihen parasysh ;
Firmosja e Proces Verbalit mbi ndarjen e kufirit TOKESOR, midis Greqise e Shqiperise, mbasi nga ana greke nuk eshte i fiemosur, qysh ne ndarjen qe ka bere komisioni nderkombetar ne vitet '20.
Heqja e ligjit te luftes, duke fale ligj i vecante nga parlamenti grek, e jo me vendim qeverie.
Pronat e cameve.
Dhenia e shtetesise greke ne menyre te menjihereshme, te te gjithe shtetasve shqiptare, me origjine came, te vendosur ne Shqiperi, nga genocidi i grekeve ndaj kesaje popullsie.
Dhe, mbasi te jene plotesuar keto kerkesa, mund te bisedohet per kufirin Detar, duke kryer nje negocim te RI, duke e konsideruar, negocimin e pare NUL.
Vetem me keto kushte, me greket mund te filloje shtrimi i bisedes per te qene fqinj te mire. Jo vellezer ama.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.