Një pyetje 1 miliard dollarëshe
Vjet në Thesarin e Shtetit shqiptar, të ardhurat ishin sa 26% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (Gjatë çerekshekullit të fundit kjo përqindje është luahatur në intervalin 24%-26.5%). Pak më në veri, në Thesarin e Shtetit malazez u futën të ardhura sa 34% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në qoftë se edhe ne do të kishim rendimentin malazez në vjeljen e të ardhurave buxhetore, në Thesarin e Shtetit tonë do të ishin futur vjet 1 miliard dollarë më shumë seç u futën faktikisht.
Dhe tani le të krahasojmë më në detaje disa nga të ardhurat kryesore të 2014-ës për të dyja vendet.
Arkëtimet në buxhet nga TVSH-ja si përqindje e PBB-së: 8.8% Shqipëria vs. 12% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga taksa e sigurimeve shoqërore/shëndetsore si përqindje e PBB-së:
5% Shqipëria vs. 10.7% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga akcizat si përqindje e PBB-së: 2.9% Shqipëria vs. 4.5% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga taksat nacionale si përqindje e PBB-së: 2.3% Shqipëria vs. 1% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi fitimin si përqindje e PBB-së: 1.5% Shqipëria vs. 2% Mali i Zi
Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale si përqindje e PBB-së: 2.1% Shqipëria vs. 2.5% Mali i Zi.
Siç shihet qartë nga shifrat e mësipërme, shteti malazes vjel pothuaj për çdo lloj takse një përqindje më të lartë të PBB-së sesa shteti shqiptar. Dhe vlera e PBB-së për frymë është shumë e afërt për të dyja vendet, ndërkohë që edhe struktuara e ekonomisë është e ngjashme (raporti shërbime-industri-bujqësi është shumë i ngjashëm në krijimin e PBB-së).
Fakti që shteti malazes mbledh më shumë të ardhura si përqindje e PBB-së i jep mundësinë atij që edhe të shpenzojë më shumë për paga, pensione, invetime publike dhe meremetime e mirëmbajtje. Por përveç faktit që mbledh më shumë të ardhura, shteti malazes shpenzon edhe më pak për interesat e borxheve të akumuluara ndër vite (vetëm 2% të PBB-së, krahasuar me 3.3% të PBB-së që shpenzon shteti shqiptar).
Kështu Mali i Zi shpenzon për pagat shtetërore 8% të PBB-së, ndërsa Shqipëria vetëm 5%. Për pensionet, Mali i Zi shpenzon 9.5% të PBB-së ndërsa Shqipëria vetëm 7%. Ndërsa në investimet publike, diferenca është edhe më e madhe: 10% e PBB-së në Mal të Zi, krahasuar me vetëm 4.5% PBB-së në Shqipëri.
Me fqinjin tonë verior kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën. Madje, sipas Transaparency International, edhe nivelin e korrupsionit e kemi të ngjashëm… Atëherë, përse ne kemi rendiment më të ulët se Mali i Zi në vjeljen e të ardhurave?
Teknologjia që përdorin ata në sistemin tatimor-doganor është më e avancuar se e jona, gjë që ia bën evazionit fiskal më të vështirë gjetjen e kapilarëve ku mund të qarkullojë.
Comments
E pse duhet tu japim nje
E pse duhet tu japim nje milard dollare shtese ketyre horrave? Mos kane treguar ndonje pergjegjesi me ato 4 qe kane administruar deri tani?!!!
Add new comment