Një ndërhyrje e re ushtarake në Libi...
Një editorial i gazetës amerikane “New York Times” lajmëron për planet e Pentagonit për të hapur një front të ri në Libi. Motivi është lufta kundër ISIS dhe krijimi i një muri izolues mes militantëve në Siri dhe në Afrikën SubSahariane. Editoriali vë në dukje se ky propozim ka pak mbështetje në Kongres, por ai po promovohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. “Kjo është shumë shqetësuese. Një ndërhyrje ushtarake në Libi do të përfaqësonte një përhapje domethënëse të luftës që shumë lehtë do të prekte edhe vende të tjera...Gjenerali Joseph Dunford Jr., kreu i Shtabeve të Ushtrisë, deklaroi se po shihej opsioni për të ndërmarrë aksione vendimtare kundër ISIS në Libi, ky zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se grupi terrorist ka rreth 3000 luftëtarë”, shkruan NYT(http://www.nytimes.com/2016/01/26/opinion/opening-a-new-front-against-is...).
Planet janë përfolur edhe më parë dhe sipas tyre në aksion do të përfshihen ShBA, Britania, Franca dhe Italia. Problemi që mbetet është formal, pasi njësoj si ndërhyrja e Rusisë në Siri, ndërhyrja kërkon ose një rezolutë të OKB-së, ose një kërkesë nga qeveria libiane. Mirëpo kjo nuk ndodh. Media shtetërore ruse, “Sputnik”citon ambasadorin libian në OKB të ketë deklaruar se “ne do ta luftojmë vetë ISIS”(http://sputniknews.com/politics/20160127/1033790018/nato-new-libyan-camp...), duke krijuar kështu kushtet e një paqëndrueshmërie totale. Nuk është çudi që ndërhyrja të ketë një prapavijë gjeostrategjike përballë Rusisë në Siri dhe rolit në rritje të Iranit, çka do t’i krijontë hapësira të reja grupeve ekstremiste që të vepronin në mbarë bregun afrikanoverior në zbatim të qëllimeve të veta, por edhe në funksion të atyre që njihen si luftëra të transferuara(proxy war). Raporti i fundit i NYT që zbulonte marrëveshjen mes Arabisë Saudite dhe ShBA-së për financimin dhe stërvitjen e rebelëve kundër pushtetit të Assad në Siri e bën shumë të mundshëm një skenar të tillë.
Add new comment