Dëshmia e parë e plotë e eksperimentit të hipotermisë në Dachau
Një dëshmi e re ka dalë në dritë nga terrori nazist në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një i mbijetuar nga kampi i Dachaut, ka depozituar në vitin 1951 një dëshmi të jetës së vet në kampe, ku përfshihen eksperimente të tilla si hipotermia terminale dhe infektimi i qëllimshëm me malarie. Personi quhet Reinz Reimer, i cili përveç Dachaut ka qenë edhe në Mauthausen dhe dëshmia e tij u zbulua së fundmi në Arkivën e Qendrës Sioniste në Jeruzalem. Reimer konsiderohet një ndër të rrallët që iu nënshtrua eksperimenteve të hipotermisë dhe mbijetoi. Eksperimenti konsistonte në zhytje në ujë të akullt deri në kufijtë e durimit të trupit. Ata që mbijetonin u nënshtroheshin “ringrohjes”, një procedurë që përfshinte edhe zhytjen në ujë të valuar. Doktori që drejtonte këto eksperimente quhej Sigmund Rascher, i ekzekutuar para përfundimit të Luftës. Vlerësohet se nazistët aplikuan rreth 400 eksperimente të hipotermisë në 300 subjekte njerëzore gjatë viteve 1942-1943 në Dachau.
Dëshmia prej tre faqesh e Reimer referon edhe eksperimente të tjera si infektimi me malare, një procedurë që drejtohej nga doktor Claus Schilling, i dënuar me vdekje pas luftës.
http://www.haaretz.com/jewish/news/.premium-1.699461?utm_campaign=Echobo...
Add new comment