Parkimi nëntokësor te Parku “Rinia”, Lubonja bën thirrje për protesta popullore
Disa qytetarë kanë protestuar sot para Parkut “Rinia” në kryeqytet kundër ndërtimit të parkimit nëntokësor që është miratuar nga Bashkia. Një thirrje online “Mbro qytetin” ka sjellë reagimin e tyre, mes të cilëve, edhe publicisti Fatos Lubonja, që e ka cilësuar qeverisjen socialiste dhe të LSI-së, si Rivrasje. “Kjo arrogancë dhe paturpësi e papara e klasës politike kanë mpirë njerëzit i ka futur në koma. Dikush reziston ende, por është dramatike.Vetë fakti që kanë marrë një vendim aq të rëndësishëm pa u konsultuar më 30 dhjetor tregon se ata e dinë vetë çfarë kanë bërë. Është si ai krimineli që e di vetë që po bën krim...Kjo është një rivrasje dramatike. Është turp i madh dhe ajo më ka sjellë dhe këtu... Kjo është si armët kimike. Njerëzit duhet ta kuptojnë. 7 parkingje që sjellin ndotje, siç tha Sazani (Sazan Guri) kombinate poshtë që prodhojnë gaz dhe që marrin energjin dhe oksigjenin e qytetit, të mbetur aq pak janë krime njëlloj si armët kimike. M’u në zemër të qytetit.Prandaj duhet të ngrihen të gjithë qytetarët. Kur duan të vijnë në pushtet na premtojnë se nuk do të ngrenë asnjë pallat, tani vijnë e na ngrenë pallate mbi tokë e nëntokë. Kini parasysh,do të hapet një gropë e madhe 5 katëshe poshtë. Do rrethohet ky vend në qendër të Tiranës. Do të priten këto pemë, sepse kështu do bëhet. Është një krim i paparë. Si mund të ndalohen këta? Për fat të keq këta mund të ndalohen me protesta të forta popullore”, tha Lubonja.
Add new comment