"Rapiscan” largohet nga Shqipëria. Kontrata konçesionare do të zbatohet nga partneri shqiptar “S2 Albania”
Kompania “Rapiscan” që fitoi koncesionin e skanimit në dogana është larguar nga Shqipëria. Gazeta “Shqip” shkruan sot se zbatimi i kontratës i kalon partnerëve shqiptarë të “S2Albania”, sipas kontratës së rishikuar nga ministri aktual i Financave Shkëlqim Cani. “Më 12 qershor 2014, shoqëria “Rapiscan Systems Albania” emëroi një likuidator i cili ndoqi procedurat për eliminimin juridik të firmës dhe në 19 qershor 2016, kompania u çregjistrua nga QKR”, shkruan “Shqip”. Kështu konçesionari i skanimit i mbetet partnerit shqiptar të “Rapiscan” pas vetëm 2 vitesh e gjysmë nga nënshkrimi i kontratës.
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/22/largohet-nga-shqiperia-komp...
Add new comment