Presidenti kinez Jinping: Shtet palestinez në kufijtë e para ’67-ës me kryeqytet Jeruzalemin Lindor
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje nga takimi i Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit për krijimin e shtetit palestinez në kufijtë e para luftës së vitit 1967. Po kështu Jinping theksoi se për shtetin e ri palestines si kryeqytet mund të shërbente Jerusalemi Lindor. “Haartez” vlerëson se kjo qasje e Kinës lidhet me zgjerimin e synimeve të saj në rajonin e Lindjes së Mesme. Vetë presidenti kinez ndodhet në Kajro në kuadër të një turi rajonal: ai nënshkroi në Arabinë Saudite një marrëveshje për ndërtimin e një centrali bërthamor, kurse në Egjipt u firmosën 21 marrëveshje bashkëpunimi bashkë me ndihmën prej 1 miliardë dollarë për bankën Qendrore egjiptiane. Po kështu ai do të vizitojë edhe Iranin, një vend që po njeh rritje të peshës së vet ndërkombëtare.
Add new comment