40% e shkollave të Tiranës nuk kanë ngrohje
Përveç rikonstruksionit të disa shkollave nga Bashkia e Tiranës në fillim të vitit shkollor, që solli probleme me procesin mësimor, ngrohja po shfaqet si problem tjetër jo i vogël. “Top-Channel” raporton se nga një vëzhgim i kryer rezulton se 40% e shkollave të Tiranës nuk kanë ngrohje, çka ka sjellë reduktim të orëve të mësimit. “Më shumë se 40% e shkollave publike në kryeqytet nuk kanë sistem ngrohjeje, duke bërë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte të vështira. Në vitin 2013, për kthimin e kaldajave nga djegie me naftë në kaldaja me pellet, do të punonte Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Tiranës. Këto punime përfshin përpos përshtatjes së elementëve, edhe mirëmbajtjen në vazhdim. Kostoja ishte rreth 110 milionë lekë të vjetra. Ky financim dështoi që në përfundim të projektit në vitin 2014, ku shumica e këtyre kaldajave dolën jashtë funksionit për shkak të ngrohjes së pakët apo asfiksisë nga tymi që çlironin nga djegia, madje në disa raste ka pasur edhe shpërthime të kaldajave”, informon TCh. Vitin e kaluar u verifikiuan probleme të ngjashme edhe në disa kopshte.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=317636#k1
Add new comment