"Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij, nuk i fshehin dot transfertat bankare off shore"

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 18:54

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagoi pas lajmit të padisë që bëri sot Ministria e Energjetikës pë privatizimin e CEZ. Basha shkruan me nota ironike se transaprenca ndërkombëtare nuk mund të ndalet. Thotë kreu i PD-së: "Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë më kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore. Tepër vonë. Janë kapur me presh në duar. Do të paguajnë deri në kacidhen e fundit paratë që ju vodhën shqiptarëve. Qerrja e transparencës ndërkombëtare ka filluar të lëvizë. Nuk kanë për ta shantazhuar dot, nuk kanë për ta blerë dot, nuk kanë për ta ndalur dot me ligj të posaçëm siç ndalën përkohësisht drejtësinë shqiptare. Ora po troket mbrapsht për Edi Ramën me 40 hajdutë”. Pse nuk u pranua hetimi ndërkombëtar? "Sepse e vërteta do të nxirrte në dritën e diellit vjedhjen e shekullit”, tha ai. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=316203#k2

Comments

Submitted by Lirak NISHOVA (not verified) on

Duk pare gjithe kete lloj rrumpalle qe po daravitet neper mediat, te shkruar apo televizive, nga te dyka palet, por sidomos nga ana e PD, me ka shkuar ndermend qe t'i bej nje thirrje publike Edi RAMES, qe te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme, brenda 30'diteve,memkeshtu te marre vesh PD, PS, LSI, etj, se sa u vlen lekura.
Na merziten, na cfiliten, na kane bere te flasim me vehte.
Ju rende damllaja aty ku jeni, me Prsident, Kryminister, Kryetar Parlamnti, opozite e pozite. Te gjitheve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.