Gjykata Kushtetuese ndal marrëzinë e “burgut për kuponat tatimorë”
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e vet për kërkesën e Shoqatë për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 99/2015 ““Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Më poshtë vendimi: “OBJEKTI: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
BAZA LIGJORE: Nenet 4, 11, 17, 41, 42, 131/a, 134, pikat 1/f dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr.1 dhe neni4 i Protokollit nr.7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,
VENDOSI:
Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar””.
Nuk është ndonjë çudi që kjo marrëzi ligjore e qeverisë të ketë qenë parashikuar që është antikushtetuese. Që këtej e tutje, në një vend si Shqipëria ku qeveria flet me vete dhe i përgjigjet vetes, mundet fare mirë të mbrohet për mosrealizimin e të ardhurave pikërisht e rrëzimin e ligjit prej saj.
Add new comment