“Multikulturalizmi çon në shoqëri paralele”

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 03:41

Europa ka trumbetuar shumë këto vitet e fundit konceptin e multikulturalizmit. Por në një Europë ku ndodhin sulme terroriste, ku vala e imigracionit ka sjellë daljen në skenë sërish të partive nacionaliste, ideja duket se po rrëzohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është përshëndetur gjerësisht për pranimin e një numri të madh imigrantësh, deklaroi këtë të hënë në një takim të partisë së saj, se multikulturalizmi është një gjë e rreme. “Ai çon në shoqëri paralele...”, tha Merkel që këtë vit u shpall njeriu i vitit nga revista “Time”. Merkel ka shtuar se Europa është në një provë historike dhe se vende të tjera të Unionit duhet të pranojnë më shumë imigrantë. Sa për ata që vijnë në Gjermani ajo është shprehur se ata duhet të pranojnë vlerat gjermane dhe të integrohen. Duket se Europa nuk ka më forca të negociojë transformimin e identiteteve nacionale, ndonëse ka gjetur formulën e bashkëjetesës dhe krijimit të një hapësire të përbashkët. 

https://www.washingtonpost.com/news/worldviews/wp/2015/12/14/angela-merk...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.