Prokuroria kërkon sekuestrimin e dosjeve të tre konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 18:00

Dje u bë e ditur se prokuroria do të hyjë në veprim për të sqaruar çuditë e konçesioneve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në fakt duket se nuk ka vonuar. Sot “ABCNEWS” citon burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e dosjeve të 3 koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë”. Bëhet fjalë për koncesionin e kontrollit mjekësor falas siç njihet me emrin “chek-up”-i që ka një vlerë prej 120 mln eurove; koncesioni 10 vjeçar i Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro, si dhe koncesioni i fundit i shpallur për sterlizimin e instumenteve kirurgjikale që kap shifrën e 100 milion eurove. Për këtë të fundit, ministri Ilir Beqja bëri deklaratën e beftë se “sterilizimi është një proces kompleks”. Gjithsesi e rëndësishme është që ka nisur hetimi nga prokuroria, e cila siç thuhet do të kërkojë: “Nëse ka pasur një studim nga ana e ministrisë, që vlerëson se këto shërbime publike duhet t’i kalojnë privatit. Edhe Procedura e ndjekur për caktimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë objekt i hetimit. Caktimin e kritereve, ftesat drejtuar kompanive për pjesëmarrje, mënyra e pranimit të dokumenteve, vlerësimi i tyre në bazë të kritereve të përcaktuara, procesverbali i mbledhjes së anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e deri tek shpallja e fituesit të koncesionit. Mga ana tjëtër, sipas prokurorisë është kërkuar edhe nga QKR-ja i gjithë historiku i kompanive që janë shpallur fitues në tre koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë”. Praktikisht e gjithë procedura e cila është vënë në diskutim në media, por është kaluar me buzëqeshje nga kryeministri apo ministri i Shëndetësisë. A mund të dallohen shenja të luftës politike në këtë kuadër, pasi në Shqipëri shkruhet për shumëçka, por organi i akuzës nuk vihet në lëvizje kryesisht? Një përgjigje është herët për t’u dhënë, por sidoqoftë, e rëndësishme është që çuditë e vitit 2015 të dokumentohen sesi u konsumuan. Duhet thënë se asnjë prej ministrive të drejtuara nga LSI nuk ka firmosur konçesione ende, përveç një përpjekjeje të Transporteve dhe koncesionit të përmbarimit.  

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/64735

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.