Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 17:06

Patia Demkratike ka thirrur më datë 8 dhjetor një protestë, përmes së cilës ka si qëllim të shpallur katalizimin e zhvillimeve politike drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka sqaruar se protesta shënon fillimin e aksionit për largimin e kësja qeverie, pasi siç thotë ai “askush nuk ka se çfarë të presë më nga kjo qeveri”. “...Kësaj qeverie i kanë mbaruar ditët, i ka mbaruar koha. Nuk kanë më çfarë të presin as pensionistët, as të papunët, as studentët, as sipërmarrësit. Përballje pa kthim me keqqeverisjen e vendit. Keqqeverisje e cila sot ka rikthyer një tjetër lloj diktature, diktaturën e krimit, diktaturën e korrupsionit, diktaturën e padrejtësisë, varfërisë dhe të arrogancës. Ndaj nuk ka më asnjë arsye për të pritur. Koha është tani për të vulosur rënien “de jure” të kësaj qeverie, të rënë “de facto” në sytë e shqiptarëve dhe për t’i dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve të zgjedhin me votë të lirë e të ndershme një rrugë tjetër për Shqipërinë”, thotë Basha. Ai sqaron edhe pse opozita kërkon qeveri teknike, e cila është sipas opozitës e vetmja që mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Kjo qeveri nuk ka asnjë shans të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme! Prandaj ka ardhur koha për një qeveri teknike, e cila në radhë të parë të nisë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Në radhë të dytë, bashkë me gjitha palët politike në vend, t’i japë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të zgjedhin sipas ofertave dhe programeve të forcave politike dhe jo sipas kërbaçit dhe shit-blerjes masive të votave”, tha Basha. Kur vjen puna tek oferta politike që sot opozita po u bën qytetarëve, Lulzim Basha sqaron se: “Nuk po themi tani “çohuni ju të vijmë ne”. Po themi t’i ofrojmë edhe një herë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin, sepse është e qartë që e keqja e ka zanafillën tek mashtrimet e mëdha me të cilat erdhi kjo qeverisje në pushtet, në paktin e çimentuar me krimin dhe në korrupsionin genetik që erdhi si pjesë e paktit Rama-Meta. Ky kapitull është mbyllur. Do apo nuk do Edi Rama, do apo s’do Ilir Meta, populli shqiptar, qytetarët shqiptarë sot masivisht janë të zhgënjyer, janë të dëshpëruar dhe ndihen të braktisur nga kjo qeverisje. Dhe këtu është detyra ime, këtu është detyra e opozitës për t’u thënë qytetarëve që ka edhe rrugë të tjera përveç largimit nga vendi, që është detyrë e çdo njeriu të lirë që para se të ulë kokën dhe të pranojë një fat të gatuar jo nga Zoti, por nga qeveritarët, të marrë në dorën fatin e tij dhe të familjes së tij”. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=314669#k1

Comments

Submitted by mano mano (not verified) on

Cfare mundesie tjeter per te zgjedhur do u japesh shqiptareve ti buratin i diskredituar ? Shqiptaret shkuan ne kutite e votimit dy here brenda dy viteve dhe ta futen sa krahu. Ajo qe meriton ti eshte burgu per aferat qe ke bere kur ishe ne pushtet. Kaq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.