Në Beograd parlajmërojnë sërish për luftë

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 20:11

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur me tone alarmante sot në Këshillin e Ministerialit të OSBE-së zhvilluar në Beograd. Sipas tij, “Ballakni mbetet një fuçi baruti që mjafton një shkëndijë për të shpërhtyer sërish”. Nuk është e qartë se kujt i referohet kryeministri serb, por vihet re një lloj krekosje karakteritike serbe që synon të rikthejë rolin e dikurshëm të Serbisë në ekuilibrat ballkanikë, kur brenda këtij qerthulli, Vuçiç e cilëson vendin e tij si stabël. “Duhet të shpreh shqetësimin tim për stabilitetin e Ballkanit. Serbia është një vend stabël, por disa situata krize si në Maqedoni, Mal të Zi, Prishtinë, mjaftojnë që t’i vënë zjarrin sërish rajonit. Madje Vuçiç ka paralajmëruar se konflikti më i vogël, mundet të provokojë një reaksion zinxhir. Vendet që përmend Vuçiç janë të trija partnerë të NATO-s, kështu që ngjan e pasqaruar mirë se çfarë përgjegjësie kërkon në këtë kontekst Serbia. Kryeministri Vuçiç ka ripohuar orientimin politik të vendit të tij: në rrugën e integrimit europian, ku i është mirënjohëse ndihmës nga “kolegët amerikanë” dhe në të njëtën kohë ruan miqësinë tradicionale me Rusinë. Duhet kujtuar se pak javë më parë Vuçiç ishte në Rusi ku firmosi një blerje armësh dhe foli për rreziqe në Ballkan. Një paralajmërim që Rusia dhe Perëndimi do të stabilizojnë vijën e përballjes mes tyre në rajonin tonë, e posaçërisht si linjë ndarëse duket se janë territoret shqiptare. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.