Avancon Putin, Rusia hyn me trupa tokësore në Siri
Revista gjermane Der Spiegel shkruan se trupa të këmbësorisë ruse dhe artileria e saj kanë hyrë në Siri për të ndihmuar forcat e Asad të përparajonë në pozicionet e ty kundër Shtetit Islamik. Shkak për këtë u bë operacioni 12 orësh për shpëtimin e njërit prej pilotëve rus të rrëzuar nga ushtria turke. Moska nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por sipas gazetës gjermane trupat ruse ndodhen në terren për të blinduar kufirin turko-sirian. Gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar në terren ushtrinë siriane e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit me homologun e tij sirian. Der Spiegel shkruan se vetë deklarata e qeverisë ruse për asgjesimin e të gjithë terroristëve në zonën ku u rrëzua avioni konfirmon zbritjen në terren të ushtrisë ruse. Spas Spiegel edhe burime të tjera konfirmojnë praninë e trupave ruse në territorin sirian. Analistët besojnë se Moska e ka nisur në fshehtësi të plotë operacionin e ndërhyrjes ushtarake në Siri nga toka. Në planin diplomatik, prersidenti Putin hodhi dyshime të forta se amerikanët kanë gisht në rrëzimin e avionit rus, duke u dhënë turqve planin e fluturimeve për të cilin Moska kishte informuar Shtetet e Bashkuara.
Add new comment