Dritan Hila: “Atelier 4” e Alban Eftimiut dhe një plan i pështirë për të copëtuar Jugun e Shqipërisë
Ish - zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shkruan sot në profilin e vet në Facebook për një akt “dhurimi” që ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka bërë për planin e rrgullimit të Bregdetit, siç e quan Hila. Hila thotë se akti në vetvete, në kushtet kur sipas tij, studio e paracaktuiar “Atelier4”, me pronar Alban Eftimiu, vetëm për vitin 2015 ka marrë nga shteti shqiptar projekte me vlerë 8 milionë dollarë, mban era korrupsion. “Ministrja Eglantina Gjermeni ka firmosur qe planin per rregullimin e bregdetit te Shqiperise se Jugut, e ben nje studio qe quhet "Atelier 4". Pronar i saj, eshte Alban Eftimiu. Ky ka qene punonjes i Bashkise se Tiranes ne kohen kur kryetar ishte Edi Rama. Tani eshte "privat" ne aleance me Koço Kokedhimen. Nuk dua te merrem sesi keta do copetojne jugun e Shqiperise. Eshte nje plan qe do ta pershkruaj me vone, pasi jo me kot vendosen per kryetare bashkie te Sarandes dhe Vlores dy te panjohur. Eshte nje plan i peshtire qe nuk ka asgje te perbashket me shpresen qe ata qindra e mijera shqiptare votuan te majten. Por dua te them se studioja "Atelie 4", ka marre ngainstitucione te shtetit shqiptar (perfshire edhe universitetin e Dhori Kules qe u tall me socialistet ne 21 janar) vetem ne vitin 2015 pa tender, as me pak e as me shume por 8 milione dollare per projekte qendra qytetesh. Mos me thoni qe ketu nuk ka korrupsion. Mos me thoni qe ketu nuk ka klientelizem. Mos me thoni se kjo nuk eshte plaçkitje e parave te shqiptareve. Se nese ma thoni kete, atehere i paskeni pasur hak gjithe zgjedhat e kularet ne qafe qe ju kane vene ne histori”, shkruan Hila.
Comments
ka.te gjithe jane te
ka.te gjithe jane te koruptuar dhe asnje nuk flet dhe degjon.
Add new comment