Kosovari dhe grupi xhihadist që synonin sulme në Europë

Postuar në 12 Nëntor, 2015 20:51

Grupi operativ special i karabinierëve italianë në bashkëpunim me policitë e disa vendeve europiane shpartalloi një rrjet xhihadist që po planifikonte sulme në Europë dhe Lindjen e Mesme.  Në shenjestër ishin 17 persona, 13 prej të cilëve u arrestuan.

Mes tyre kurdë dhe një kosovar. Shtatë prej të arrestuarve ndodheshin në Itali, mes të cilëve edhe Eldin Hoxha, katër në Britaninë e Madhe dhe tre në Norvegji. Akuza kundër tyre sipas policisë italiane është “grupim me qëllim terrorizmin ndërkombëtar”. Udhëtimi i Eldin Hoxhës në Janar të vitit 2014 drejt Turqisë dhe vendosja në një kamp të Shtetit Islamik u monitorua më shumë vëmendje nga hetuesit.

Ai u kthye në mesin e shkurtit të 2014 dhe mundi të hyjë në Itali përmes Zvicrës. Hoxha ndau me celulën italiane të gjithë eksperiencën e tij dhe u shndërrua në një shembull që duhej ndjekur. Një prej planëve të grupit terrorist ishte lirimi i Mullah Krekarit, i dënuar në një burg të Norvegjisë. I njohur me emrin Faraxh Ahmad Naxhmuddin, Mullah Krekar, themeluesi i grupit radikal islamik sunit Ansar Al Islam në vitin 2001 ka vuajtur disa dënime vitet e fundit.

Operacioni anti-terrorzmit përfshiu edhe Finlandën, Gjermaninë dhe Zvicrën. Hetimet kishin nisur në vitin 2010, pas zbulimit të një faqeje në internet përmes të cilës shpërndaheshin dokumente me permbajtje radikale dhe beheshin rekrutime të luftëtarëve xhihadistë, të cilët synonin të merrnin peng zyrtarë europianë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.