Hoffman në Komisionin e Jashtëm: Njerëz të pasur nga Shqipëria kanë kërkuar azil në Gjermani
Shqipëria është vendi i çudive, sidomos për të huajt dhe në veçanti për ambasadorët e angazhuar dhe dashamirës të saj. Njërën prej këtyre çudive e ka zbuluar ambasadori gjerman Hoffman gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, ku u thirr për të raportuar mbi situatën e azilkërkuesve. “Shiptartët janë grupi I dytë pas sirianëve. Nuk kemi të dhëna se nga cilat qytete vijnë, por mendojmë se janë nga e gjithë shqipëria. Azilërkeimi nuk është çështje e varfërisë ekstreme, sepse ka pasur edhe njerëz të mirëpaguar që kanë kërkuar azil. Ajo që dua të ripërsëris është se nuk ka asnjë mënyrë që të jepet azil ekonomik në Gjermani.”-theksoi Hoffman. Ambasadori gjerman i kërkoi klasës politike të mos e kthejë në debat politik këtë çështje por të ndjekë shembullin e Kosovës. “Edhe në Kosovë ka patur një situatë të ngjashme të fenomenit të azilkëkruesve në fillim si tek ju, por politika atje I sqaroi qytetarët e saj se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë, c’ka bëri në uljen e ndjeshmë të numrit të qytetarëve që këkronin azil.Ndaj dua t’u jap një këshillë. Mos e ktheni këtë cështje në debat politik.” Pengesë kryesore për zhvillimin e Shqipërisë sheh korrupsionin që sipas tij ka kapur edhe gjyqësorin. Ndaj dhe arsyet e stepjes së investitorëve të huaj në shqipëri I sheh pikërisht tek moszbatueshmëria e ligjit.-theksoi ambasadori gjerman. Hoffman shprehu shqetësimin edhe për imazhin jo të mirë të Shqipërisë te investitorët e huaj. “Duhet bërë dicka. Nuk është habi kur them se zbatimi i ligjit është ekstremisht i rëndësishëm për investimet e huaja. Unë gjithmonë pyetem nga investitorë potencialë: Duhet që unë të pres që njerëzit të më pyesin nëse unë duhet të bëj ndonjë favor? Mendoj se kjo është shumë e dëmshme, pasi i bën njerëzit të hezitojnë. Lajmet negative shpërndahen shpejt dhe unë nuk dua të vendosem ne pozitën si ambasadë ku nuk mund të justifikoj Shqipërinë si destinacion për investirorët e huaj"-përfundoi ambasadori gjerman.
Add new comment